E shtunë, 7 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 10 orë më parë
Video · Politikë

Peleshi ironizon “republikën e re”

Asnjë republikë e re nuk mund të lindë nga mosbindja civile. Deklarata vjen nga zëvendëskryeministri Niko Peleshi, i cili i bëri apel opozitës që të respektojë kushtetutën.

 

“Protesta është një e drejtë demokratike, një hapësirë që opozita mund ta shfrytëzojë në çdo kohë, por brenda normave kushtetuese. Nuk e di çfarë nënkupton Basha me termin Republikë e Re, por di t’u them që një program i ri apo një qasje e re politike vjen dhe mandatohet nga populli. Zgjedhjet janë mjeti i vetëm që partitë politikë të vijnë në pushtet. Një Republike e Re nuk mundet të dalë nga mosbindja civile”.

 

Reklamë

Edhe pse zgjedhjet e 18 qershorit do të zhvillohen pa opozitën, zëvendëskryeministri tha se ato nuk mund të komprometohen nga vendimi i asnjë partie.

 

“Zgjedhjet nuk mund te komprometohen nga vendimi i asnjë partie. Jemi të keqardhur që në 18 qershor do të shkojmë në zgjedhje pa opozitën, por kjo nuk do të thotë se mospjesëmarrja e opozitës në zgjedhje na pengon ne të kërkojmë votën e qytetarëve në 18 qershor, në datën e dekretuar nga Presidenti dhe në respekt të kuadrit kushtetues.”

 

Nga Korça, Peleshi u rikujtoi shqiptarëve që të mos lejojnë të sakrifikohen në një kohë kur vendet e Ballkanit ndodhen në një moment delikat, për shkak të zhvillimeve në Rajon.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë