Mali i Tërbunit në Pukë po digjet. Për shuarjen e flakëve, bëri me dije ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, janë angazhuar dy helikopterë holandezë, 25 Forca të Armatosura dhe 35 forca të tjera nga shërbimi pyjor, zjarrfikëse dhe njësisë administrative.

 

“Flakët kanë përfshirë rreth 20 hektarë sipërfaqe pyjore në lartësinë 1476 m. Aktualisht në pjesën veriore nga kurora e qytetit Pukë zjarri është drejt izolimit. Po punohet në pjesën tjetër të vatrës për vënien në kontroll të situates”, u shpreh Niko Peleshi në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *