Subscribe

Ministria e bujqësisë ka nisur turin e informimit të fermerëve mbi thirrjen e parë të aplikimeve për mbështetje në bujqësi, agropërpunim dhe zhvillim rural nëpërmjet IPARD II. Ministri Niko Peleshi, e ka cilësuar këtë program si mundësinë më të madhe që bujqësia dhe fshati ka patur ndonjëherë.

 

Mbështetja më e madhe që bujqësia shqiptare, agropërpunimi, zona rurale, ka patur ndonjëherë në të paktën 30 vitet e fundit. Sot është takimi i parë promovues, jemi në muajin e promovimit, informimit, lidhur me këtë program që quhet IPARD. Në datën 30 nëntor fillojmë të presim aplikimet, kjo thirrje qëndron e hapur deri në fund të janarit, pra kemi 3 muaj kohë për të kthyer një projekt ide apo një dëshirë në një Project aplikimi, ky është qëllimi i këtij turi që fillojmë sot dhe do të shpërndahemi me intensitet të lartë në të gjithë Shqipërinë”.

 

Prej datës 30 nëntor deri në 30 janar 2019, të gjithë fermerët dhe sipërmarrësit ne Tirane , mund të aplikojnë për mbështetje financiare.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *