1,5 milionë muslimane i jane ngjitur malit Arafat pranë Mekës ne Arabinë Saudite ne pelegrinazhin e përvitshëm te Haxhit. Aty po kryhen lutjet dyditore dhe po recitohen pjese nga libri i shenjte i Kuranit. Ne kete vend, sipas muslimaneve, profeti Muhamed ka bere predikimin e tij te fundit 1400 vjet me pare. Ngjitja ne malin Arafat shënon kulmin e pelegrinazhit dhe pason ritualet qe kryhen ne Meke. Besimtaret kryejnë lutje te shumta, ndërsa shprehen te lumtur qe gjenden me pranë Zotit. Ata mbërrijnë nga e gjithë bota, por shifrën me te larte e ka Indonezia, si vendi me popullsinë me te madhe muslimane. Kjo ishte nje dite per t’u lutur për vendet ne lufte dhe konflikte, si Siria, Iraku apo Jemeni. Me pas besimtaret i drejtohen xhamaratit, vendit ku do te hedhin gurët. Haxhi është nje nga pese shtyllat e Islamit qe muslimanet duhet ta kryejnë te paktën nje here ne jete, nëse kane mundësi. Qeveria saudite ka shpenzuar miliona dollarë kete vit per te zgjeruar hapësirat per te shmangur vdekjet e viteve te shkuara, si pasoje e dyndjeve te mëdha te besimtareve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *