Kina i është kundërpërgjigjur menjëherë Shteteve te Bashkuara.

 

Pekini njoftoi se do të vendosë tarifa për mallrat amerikane me vlerë prej 60 miliardë dollarë te cilat do te hyjnë në fuqi në të njëjtën datë me tarifat amerikane.

 

Më shumë se 5.000 produkte do të preken, duke përfshirë mishin, pije alkoolike, kimikate, rroba, makineri, mobilie dhe pjesë automjetesh.

 

Një ditë më parë presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikës Donald Trump beri te ditur se tarifat shtesë do të hyjnë në fuqi më 24 shtator.

 

Përplasja mes dy ekonomive kryesore të botës tashmë po dëmton kompanitë më të mëdha. Sanksionet e fundit amerikane prekin afërsisht gjysmën e produkteve që Kina i shet në Shtetet e Bashkuara.

 

Analistët thonë se tarifat e reja të shpallura nga Uashingtoni dhe Pekini këtë javë “shënojnë një përshkallëzim të madh të konfliktit të tyre që mund te godasë rende ekonominë botërore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *