E hënë, 5 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Peka: SPAK po godet vetëm djathtas. Minga: Prandaj nuk ju ndjekin qytetarët juve

Arrestimet e SPAK dhe deputetë nën akuzë ka qenë një tjetër pikë diskutimi në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.

I ftuar në studio ish-zv.ministri i Brendshëm, Avenir Peka, ka deklaruar se SPAK është kapur nga Edi Rama.

Reklamë

Por për gazetarin Denis Minga SPAK nuk ka vepruar me dy standarde. Deklaratë e cial ka sjellë debat të fortë në studio mes të ftuarve.

Pjesë nga biseda:

Minga: Mos thoni që po godet opozitën dhe mazhorancën jo.

Peka: Po e mbron. PS me sektin e rilindjes janë krejt tjetër, edhe ata janë të marrë peng. Sekti i rilindjes nuk janë gjë tjetër veçse një organizatë kriminale.

Borakaj: Edhe ata si SPAK.

Peka: Në 2015-të kur nisi Reforma në drejtësi e mori vetëm grupi parlamentar i PS.  Ka nga ata që firmosën ikën nga grupi parlamentar, vrasje, trafik dhe prostitucion. Më merr listën e deputetëve të PS që janë largaur nga dekriminalizimi, pa fund.

Minga: Do të thotë që drejtësia paska funksionuar edhe për këta. Ti po thua gjëra që kanë kalaur pas Reformës në drejtësi.

Peka: Po të flisni me gazetar e kronikës që rrinë para SPAK, lemeriseni se çfarë dëgjoni aty. Gjyqtarja që dënoi Berishën ka nnërruar emrin 3 herë, ka kaluar vetingun në mënyrë false. Edhe pse është bërë publike ata e mbajën në sistem. E di ti që me shumë gjasa, numri i prokurorëve janë persona të regjistruar në përgjimet e ardhura nga Belgjika.

Minga: Prandaj nuk ju ndjek qytetari.

Peka: Qytetari nuk të ndjek ty.

Minga: Ju nuk jeni reformuar si opozitë. E pashë në protestë sa pak ishit. Kjo qeveri që ju e quani regjim ka 48% të votave, 52% i ka opozita, pse nuk i bashkoni ju.

Vazhdo të lexosh

Reklamë