E enjte, 1 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Pedagogu Prifti: Opozita nuk ngre dot kauzat!

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, pedagogu i njohur Rezart Prifti tha se opozita nuk ngre dot kauza. Sipas tij, në Shqipëri ku institucionet nuk funksionojnë, shqiptarët nuk kanë kujt t’i drejtohen, e opozitën nuk e shohin si pikë referimi.

“Ne po jetojmë në ca kohë të çuditshëm, ku qeveria nuk mbron dot veten dhe opozita nuk ngren dot kauza. Dhe e gjithë kjo ideja ime, se ç’punë ka presidenti me këtë erdhi si rezultat I një konteksti.

Reklamë

Në Shqipëri, nuk ka institucione kushtetuese, Parlamenti nuk funksionon, Gjykata tani u bë sefte dhe të gjitha institucionet.

Ne jetojmë në një vend ku ti nuk ke ku të drejtohesh dhe duke e lënë këtë vakum e ka shtuar dhe opozita, që me impotencën e madhe ka bërë që njerëzit mos ta shohin si pikë referimi, ndaj po themi që nuk ngre dot kauza…”

Më shumë video

Reklamë