Përgjigjet e testit në lëndën e gjuhë letërsisë, nuk kanë qenë të kënaqshme për të gjithë maturantët. Niveli që kanë arritur, sipas tyre është pasojë e mësimit në distancë prej më shumë se një viti shkollor.

 

Vetëm dy dhjeta absolute nga afro 34 mijë maturantë, dhe 1500 të përshkallëzuara, ndërsa 1911 mbetës, ishin rezultatet e këtij testi pas korrigjimit, një panoramë më negative krahasuar me një vit më parë.

 

Por, këtë regres në raport me njohjen e gjuhës apo letërsisë shqipe, vetë të rinjtë e lidhin edhe me teknologjinë. Sipas tyre, komunikimi online ka ndikuar në zhvillimin e shprehive dhe largimin nga drejtshkrimi, e po ashtu zhvendosja e vëmendjes së tyre nga faqet e librave te ekrani i pajisjeve.

 

Pedagogët e gjuhës shqipe nuk janë po ashtu të kënaqur nga rezultatet e këtij brezi maturantësh.

 

Nga ana tjetër, teknologjia sipas Çepanit nuk është faktori kyç i këtij distancimi i të rinjve nga njohja e gjuhës, por një hapësirë ku evidentohet më tepër ky fenomen.

 

Nëpërmjet një studimi dhe analizimi të komunikimit virtual të të rinjve, pedagogia Anila Çepani vëren deformimin e strukturave të fjalisë, mos përdorimin e saktë të shenjave të pikësimit apo të shkronjave “ë” dhe “ç”, si dhe cungimin e fjalëve nëpërmjet shkurtimeve.

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *