Sociale
Pedagogët protestojnë sërish/ Sindikata bën thirrje që të plotësohet kërkesa për pagat dhe kërkimin shkencor

Pedagogët nuk mjaftohen me shtimin e buxhetit për kërkim shkencor dhe rritjen e pagave me 15 për qind.
Reklamë
Sindikata e tyre u mblodh sot para Korpusit Universitar ku bëri të ditur se pedagogët do të vazhdojnë të jenë në pritje të një përgjigjeje pozitive nga Ministria e Arsimit.
Pedagogët u ndalën edhe në vendimin e qeverisë të 23 nëntorit, sipas të cilit universitetet do të mund të shndërrohen në universitete publike të pavarura.
Për ta, ky vendim rrezikon dhënien e shkollave të larta me koncesion.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




