Subscribe

Pedagogët vijojnë bojkotin e auditorëve. Edhe në ditën e dytë të vitit akademik, në shumicën e fakulteteve të Tiranës, mësimi nuk u zhvillua. Pedagogët e Universitetit Politeknik të Tiranës paralajmëruan përshkallëzim të qëndrimit të tyre dhe tregojnë se çdo orë e humbur do të zëvendësohet e nuk do të humbasë.

 

 

 

Studentët shprehën mbështetje të kërkesave të pedagogëve, por ngritën shqetësimin e krijimit të boshllëqeve si pasojë e nisjes së vitit akademik, pa zhvilluar asnjë orë leksioni e seminari.

 

 

 

Protestës së pedagogëve nuk iu është bashkuar Universiteti Bujqësor i Tiranës, si dhe Universiteti i Mjekësisë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *