Pas bojkotit në ditën e parë të vitit mësimor në universitete, pedagogët nuk do të bëjnë asnjë hap pas në lidhje me kërkesat e tyre ndaj qeverisë.

 

 

Kreu i sindikatës së punonjësve të universiteteve, Sandër Kovaçi, deklaroi në ‘Quo Vadis’ se tre janë pikat kryesore për të cilat nuk do të negociohet.

 

1.Rritja e pagave
2. Rritja e financimeve për kërkimet shkencore
3.Rivlerësimi i orëve mësimore

 

Për sa iu përket pikave të tjera, Kovaçi u shpreh se janë teknike dhe mund të diskutohen.

 

I pyetur nga moderatorja Pranvera Borakaj se çfarë do të ndodhë nëse nuk do të ketë një reagim nga Ministria e Arsimit e Sportit Apo qeveria kreu i SPUSH tha:

 

“Unë pretendoj që do të ketë një përgjigje, por bojkoti do të vazhdojë deri në një reagim nga qeveria.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *