E diel, 4 Tetor 2026 Film TV deri në 05:35 Në vijim ora 05:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Pedagogët një javë kohë qeverisë: Plotëso kërkesat ose futemi në grevë

Pedagogët e Universiteteve Publike kanë paralajmëruar se do të futen në grevë nëse qeveria nuk anulon ligjin e Arsimit të Lartë.

 

Reklamë

Në mbledhjen e zhvilluar këtë të premte në godinën “Iliria”, ku morën pjesë Senatet Akademike dhe pedagogët e Universitetit të Tiranës u vendos që t’i lihet një javë afat qeverisë për anulimin e ligjit si dhe rishikimin e VKM-ve.

 

Pedagogët teksa u rreshtuan në krah të kërkesave të studentëve kërkuan gjithashtu që të rritet buxheti në arsim si dhe të ndalohet menjëherë fushata denigruese ndaj tyre.

1.Rinkonfirmojmë mbështetjen e studentëve për kërkesat e tyre.

2.Shprehemi kundër Ligjit “Për arsimin e Lartë” 80/2015, si dhe kërkojmë shprehjen e vullnetit të qeverisë për fillimin e procesit legjislativ për hartimin e një ligji të ri për Arsimin e Lartë, në bashkëpunim me studentë, pedagogë dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm, në një proces konsultimi të hapur dhe gjithëpërfshirës.

3.Kërkojmë shfuqizimin e menjëhershëm të VKM-ve të datës 26 dhjetor 2018: Nr.777, Nr.781, Nr. 783, si dhe urdhrat po të datës 26 dhjetor: Nr.183: Nr.184: Nr.185, të cilat bien në kundërshtim me autonominë universitare dhe lirinë akademike.

4.Kërkojmë rritjen e buxhetit për arsimin e lartë publik, si dhe

5.Ndalimin e menjëhershëm të fushatës denigruese ndaj pedagogëve dhe miratimin e statusit të pedagogut.

Vazhdo të lexosh

Reklamë