Subscribe

Protestës së pedagogëve dhe paralajmërmit se nëse deri në 17 tetor nuk plotësohen kërkesat e tyre do të bojkotojnë fillimin e vitit të ri akademik, qeveria iu përgjigj me një vendimarrje të menjëhershme.

 

I pari që bëri me dije rritjen e pagave të pedagogëve ishte kryeministri Edi Rama gjatë një aktiviteti në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Pedagogët janë në një hapësirë të ndermjetme, midis mbështetjes shtetërore dhe horizontit ku mjafton të duash dhe ia bën rrogën vetës, edhe dyfish e deri në pesëfish, me fondet e tjera. Ne do të bëjmë një rritje pagash prej 7 për qind, por ama do t’i njohim të drejten e një tavani universitetit për të rritur më tej pagat e pedagogëve sipas vendimarrjes së vet.

 

Lajmi i dhënë nga Edi Rama u materializua në mbledhjen e qeverisë. Në mbyllje të saj, Evis Kushi ministrja e arsimit detajoi me përqindje rritjen e pagave për pedagogët.

 

EVIS KUSHI

MINISTRE E ARSIMIT

Pagat e pedagogëve të rriten deri në 15 për qind, ku 7 për qind do të mbulohen nga buxheti i shtetit, ndërkohë që pjesa tjetër do të paguhet nga vetë universitetet në varësi të të ardhurave të tyre.

 

7 për qindëshi nga qeveria është refuzuar nga pedagogët protestues. Ata kërkojnë një rritje 50 për qind, e ndarë në dy pjesë. 30 për ketë vit dhe 20 në vazhdim. Por kjo kërkesë u cilësua nga Evis Kushi si jo realiste dhe ftoi në dialog stafet akademike me premtin se rritja e pagës së pedagogëve do të vijojë.

 

EVIS KUSHI

MINISTRE E ARSIMIT

Unë do t’i ftoja të gjithë kolegët e mijë pedagogë që të jemi pak më realist në kushtet në të cila ndodhemi. Do të sillja një shembull,  zjarrëfikësit. Është rritur me 7 për qind paga e tyre, por imagjoni ata kanë një pagë të ulët, ata hidhen në zjarr, sakrificat që bëjnë dhe përsëri në kushtet që ndodhemi rritja për ta është e tillë. Kështu që pedagogët që punojnë dhe kanë performancë të lartë në kërkimin shkencor natyrisht që të ardhurat e tyre i kanë shumë më larta se paga mujore.

 

Po aq kreu i arsimit i kujtoi universiteteve që të përpiqen të rrisin të ardhurat e tyre për ti reflektuar më pas në pagat e pedagogëve duke aplikuar për kërkime shkencore në projektet e Bashkimit Evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *