Subscribe

Ndonëse i gjithë sektori i arsimit e ka me detyrim vaksinimin, në Elbasan vetëm gjysma e stafit akademik e ka marrë injeksionin.

 

Burime pranë universitetit “Aleksandër Xhuvani” thanë për Vizion Plus se shumë pedagogë kanë refuzuar të vaksionohen. Kjo pasi ende nuk janë të sigurt mbi efektshëmrinë.

Nga ana tjetër edhe vete studentët shprehin mendime të ndryshme sa i takon vaksinimit. Një pjesë e tyre e kundërshtojnë vendimin e Komitetit të Ekspertëve, me argumentin se vaksina nuk duhet të imponohet.

Sipas Komitetit te Eksperteve, nëse deri më 30 shtator pedagogët dhe studentet nuk vaksionohen, do jenë të detyruar të paraqesin çdo javë testin e PCR të negativizuar.E njëjta situatë praqitet pothuajse edhe në universitetet e tjera të vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *