E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:00 Në vijim ora 03:00: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Pedagogët: Kaos në universitete

As marrja e pagës se janarit e as ndjesa e ministres se arsimit Lindita Nikolla nuk i ka qetësuar pedagoget e Universitetit te Tiranës.

Problemi thonë ata, është me i madh se kaq.

Stafet akademike te universitetit te Tiranës pretendojnë  se ky institucion si kurrë me pare është i bllokuar per shkak te ligjit te arsimit te larte. Bordi i administrimit te universitetit ka dështuar, theksojnë pedagoge te universitetit, ndaj sot fakultetet e Tiranës janë pa  financime.

 

Reklamë

Pedagoge, drejtues departamentesh e fakultetesh kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme te kryeministrit Rama. Permes nje deklarate te hartuar prej tyre, stafet akademike kërkojnë ndryshimin e ligjit te arsimit te larte, shkarkimin e menjëhershëm te anëtareve te bordit dhe negociata me kryeministrin.

Nese nuk plotësohen kërkesat, stafet akademike paralajmërojnë lëvizje radikale, greve ne universitete.

 

Por Ministria e Arsimit ne njoftimin e saj zyrtar nuk le te hapur mundësinë per bisedime dhe dialog, ndërsa njofton se pagat e pedagogeve janë ne llogarinë e tyre ketë te hëne.

 

Ligji i ri i arsimit te larte vijon te kontestohet nga stafet akademike. Krijimi i bordeve te administrimit te financave, ne përbërje me shumice nga pushteti qendror  sipas pedagogeve cenon autonominë financiare te këtyre institucioneve.

Më shumë video

Reklamë