Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për takimin e ministres së Arsimit, Evis Kushi me pedagogët, ku nuk u gjet një dakordësi për kërkesat e këtyre të fundit.

 

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Berisha thotë se kryeministri Edi Rama po mban qëndrim cinik ndaj pedagogëve, ndërsa ministrja po sillet si zonja askushi, duke refuzuar kërkesat për pagat.

 

Ish-kryeministri shpreh mbështetje për pedagogët dhe dënon qëndrimin e Qeverisë.

 

“Qëndrim cinik i Edi Ramës ndaj pedagogëve të universiteteve!

Zonja Kushi me porosi të Rames sillet si zonja Askushi!

Ajo, në emër të Edit refuzon kërkesat minimaliste të pedagogeve për pagat dhe kushtet tjera minimale për universitetet.

Pedagogët shpallin 5 tetorin ditën e grevës së përgjithshme!

Mbështetje të plotë pedagogëve grevistë!

Dënim qëndrimit cinik të Edi Ramës!”, shkruan Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *