E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 42 minuta më parë
Vendi

Pedagogët e Durresit pro studentëve: Të shfuqizohet Ligji i Arsimit të Lartë/LETRA

Stafi pedagogjik i Fakultetit të  Shkencave Politike Juridike në “Durres” kanë nënshkruar një deklaratë bashkë me firmat përkatesë në mbështetje të plotë të protestës së studenteve edhe në këtë institucion të Arsimit të Lartë.

 

Pedagogët e këtij fakulteti sqarojnë se janë plotësisht dakort me kërkesat e studenteve për shfuqizimin e Ligjit të Arsimit të Lartë por edhe të gjitha akteve nënligjore të miratuara së fundmi nga Këshilli i Ministrave.

 

Reklamë

Por në ndryshim nga disa pedagogë të Fakulteteve të ndryshme në Tiranë, pedagoget e Fakultetit të  Shkencave Politike Juridike në “Durres” kanë kundërshtuar edhe projektligjin per Plagjaturat, që rezultoi në media si plagjature Akademia e Shkencave u akuzua se e kishte kopjuar nga kodi i ALLEA.

 

Ndonese Akademia e Shkencave pretendon se eshte bashkeautore e ketij kodi sjelljeje, ne projektligjin e prezantuar prej tyre, ne Nenin 21, pika 1/2 thuhet se plagjature konsiderohet dhe autoplagjatura.

 

Sipas pedagogëve të këtij fakulteti në Durrës, projektligji antiplagjature çedon ne procedure pasi eshte hartuar pa u konsultuar me grupet e interesit.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë