E diel, 8 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Film Family Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

PE voton për masa disiplinore kundër Hungarisë

Parlamenti Evropian votoi për aplikimin e masave disiplinore kundër Hungarisë, për shkeljet e kryera në kundërshtim me parimet e BE-së.

 

Me 448 vota pro dhe 197 kundër, eurodeputetët votuan masën disiplinore për Hungarinë, masë që do të vihet në veprim vetëm nëse miratohet edhe nga liderët kombëtarë.

 

Reklamë

Qeveria e kryeministrit hungarez, Viktor Orban, është akuzuar për sulme ndaj mediave, pakicave dhe sundimit të ligjit, ndonëse të gjitha i ka mohuar.

 

Masat mund të përfshijnë pezullimin e Hungarisë nga e drejta për votë në Evropë. Ndërkohë Orban ka folur në Parlamentin Evropian të martën, duke mbrojtur vendin e tij dhe duke thënë se kërcënimet për censurë janë formë e “shantazhit” dhe fyerje ndaj Hungarisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë