Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
04 July 2026
Vizion fokus

Tragjike, babai u fut në det për të shpëtuar...

Autoritetet ruse u kërkojnë qytetarëve të kursejnë karburant

Dita e 35-të, protestës i bashkohet sërish Diaspora! Qytetarët...

Erdogan: Izraeli është i “varur” nga lufta

Irani: Ngushtica e Hormuzit nuk është skenë për të...

Forbes parashikon rënien e Putin brenda tre viteve

Gjendet një top i Luftës së Dytë Botërore në...

Zvërneci, Rama për televizionin gjerman: Nuk mund t’i them...

Çaktivizohen katër bomba të pashpërthyera në jug të Libanit

Zjarri në pyllin e Shëngjinit, arrestohet autori i dyshuar...

PE: Shqipëria progres me reformat! Korrupsioni mbetet problem, jo presion mbi SPAK dhe drejtësinë

26 Shkurt 16:42

Në seancën për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian u prezantua draft-raporti për progresin e vendit në procesin e integrimit.

Kryetari i Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian, David McAllister u ndal te zhvillimet në Shqipëri, ecuria e reformave, integrimi europian si edhe opozita shqiptare.

“Shqipëria i ka hapur të gjitha kapituj dhe është në pritje të raportit. Shqipëria duhet të vazhdojë edhe më tej të punojë për të shkuar më tej drejt procesit të anvancimit. Çdo vend ecën në mënyrë individuale në këtë proces. Duhet parë ndryshimi i madh për qytetarët, vlerësojmë se të gjitha forcat politike kanë pasur interes drejt procesit të integrimit. Inkurajojmë dialog politik, është me rëndësi që edhe mazhoranca të krijojë hapësira për opozitën dhe opozita të bëhet më bashkëpunuese në interes të popullit dhe të demokracisë. Protestat e dhunshme nuk janë të pranueshme në një shoqëri demokratike”, tha McAllister.

Raportuesi i PE për Shqipërinë ka  shprehur shqetësime të forta lidhur me situatën politike dhe të drejtat demokratike si dhe korrupsionin.

“Zgjedhjet dhe klima politike nuk janë më të mirat. Ekziston një kuadër zgjedhor konkurrues. Ka shqetësime të vazhdueshme për keqpërdorimin e burimeve administrative, pretendime për blerje votash, presion ndaj votuesve, por edhe për këtë polarizim të vazhdueshëm politik, i cili po minon besimin tek institucionet dhe mbikëqyrjen parlamentare. Veçanërisht në javët dhe muajt e fundit, situata është radikalizuar sërish, duke u përpjekur të bëhet politikë në rrugë dhe jo në sallat e Parlamentit. Sa i përket sundimit të ligjit dhe korrupsionit, ne do të mirëprisnim që reforma në drejtësi dhe procesi i vettingut të vazhdojnë të ecin përpara; Shqipëria është vendi që ka ndërmarrë hapat më të thellë në këtë drejtim, por mbeten shqetësime për efikasitetin dhe procedurat e gjata. Korrupsioni mbetet një nga problemet më të mëdha në vend; kërkohet një bilanc më i fortë hetimesh dhe dënimesh në nivele të larta”, tha Andreas Schieder.

Eurodeputeti Andrey Kovatchev u ndal  edhe te çështja  ndaj zëvëndëskryeminstres Belinda Balluku.

“Hetimet, përfshirë ato që përfshijnë zyrtarë të lartë si Zëvendëskryeministri, duhet të ecin përpara pa asnjë ndërhyrje. Sundimi i ligjit nuk mund të jetë selektiv. Prandaj, kërkesa për heqjen e imunitetit parlamentar pa vonesë është përgjegjësi e Parlamentit. Jam i shqetësuar për ndryshimet e propozuara në procedurën penale për të mbrojtur ministrat dhe zyrtarët e lartë nga pezullimi ndërkohë që janë nën hetim penal. Legjislacioni duhet të jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare demokratike”, tha Kovatchev.

Por Eurodeputeti Thomas Waitz tha se pavarësia e gjyqësorit në Shqipëri është një aspekt ku janë parë rezultate konkrete.

“Fakti që SPAK-u, si njësia kundër korrupsionit, është në gjendje të arrestojë një politikan të nivelit të lartë, ish-përfaqësues të lartë, tregon se ka hapësirë veprimi. Ky është një sinjal shumë i mirë në praktikë, përtej legjislacionit.Dhe pikërisht, është e vërtetë ajo që thanë edhe folësit e tjerë: ligji duhet të zbatohet njësoj për çdo qytetar”, tha Waitz.

Raporti i Komisionit Evropian thekson se për Shqipërinë sfidat kryesore mbeten implementimi i reformave ligjore, lufta kundër korrupsionit dhe përmirësimi i klimës politike.

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
Korrupsion PE Shqipëri

Nga e njëjta kategori

Tragjike, babai u fut në det për të shpëtuar dy fëmijët e mitur, humb jetën sapo del në breg

më shumë...

Autoritetet ruse u kërkojnë qytetarëve të kursejnë karburant

më shumë...

Dita e 35-të, protestës i bashkohet sërish Diaspora! Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”

më shumë...

Erdogan: Izraeli është i “varur” nga lufta

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

7:41

Shenjat që tregojnë se rutina juaj e...

7:28

Tragjike, babai u fut në det për...

7:13

Autoritetet ruse u kërkojnë qytetarëve të kursejnë...

6:42

Dita e 35-të, protestës i bashkohet sërish...

6:24

Erdogan: Izraeli është i “varur” nga lufta

6:07

Irani: Ngushtica e Hormuzit nuk është skenë...

5:40

Forbes parashikon rënien e Putin brenda tre...

5:22

Gjendet një top i Luftës së Dytë...

5:05

Zvërneci, Rama për televizionin gjerman: Nuk mund...

4:51

Çaktivizohen katër bomba të pashpërthyera në jug...

4:29

Zjarri në pyllin e Shëngjinit, arrestohet autori...

4:13

Papa mesazh për Trump ditën e SHBA

3:47

Parashikimi i motit për ditën e diel,...

3:30

Irani përcjell Ali Khamenein, ceremonia mortore për...

3:18

Rusia nuk ndal sulmet në Ukrainë, katër...

2:51

Festivali i muzikës baroke, “Klithma Mesdhetare” në...

2:40

U rrëzua teksa zbriste nga autobusi, e...

2:16

“Të lirohen protestuesit”, Berisha: PD mbështet fuqishëm...

2:02

Bilanc tragjik nga tërmetet në Venezuelë, 2,645...

1:27

Trafik droge nga Kanadaja drejt Shqipërisë, policia...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • Tragjedi në Librazhd, guri masiv bie mbi një makinë dhe i me...
  • Parashikimi i motit për ditën e diel, ja sa do të shkojnë te...
  • Zvërneci, Rama për televizionin gjerman: Nuk mund t’i them j...
  • I shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrimin e qytetarëv...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.