PE rezolutë për Kosovën: Pakti i kufirit ju çel vizat

Parlamenti Europian i bën apel Kosovës të shtojë përpjekjet për të plotësuar edhe kushtet e mbetura për liberalizimin e vizave.
Komisioni i Jashtëm i PE miratoi ketë te marte me 40 vota pro një rezolute, ku kërkohet ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi dhe te ketë dënime për korrupsion dhe krim të organizuar ne nivelet e larta.
Ne ketë mënyre i hapet rruga lëvizjes se lire te qytetareve te Kosovës. Komisioni ka shprehur shqetësim për polarizimin e vazhdueshëm ekstrem të ambientit politik.
Raportuesja për Kosovën ne PE, Ulrike Lunacek, tha se votimi i rezolutës është një sinjal i forte se e ardhmja e Kosovës është ne BE, por se hapat e mbetura duhet dhe do te përmbushen se shpejti. Rezoluta do te votohet edhe nga Parlamenti Europian ne muajin prill.




