E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

PE rezolutë kundër Rusisë: Moska nuk mund të jetë partner strategjik

Deputetët e parlamentit europian tërheqin vëmendjen për mbështetjen qe Rusia u jep  partive në Europë, te cilat janë kundër unionit,  si dhe lëvizjet ekstreme të krahut të djathtë.

 

Alarmi është ngritur edhe për ndërhyrjet ruse në zgjedhje politike në disa vende anëtare të BE.

 

Reklamë

Ligjvënësit e parlamentit miratuan të martën një rezolutë ku thuhet se Rusia nuk mund të konsiderohet një partner strategjik.

 

Rezoluta u miratua në Strasburg me 402 vota pro, 163 kundër dhe 89 abstenime.

 

Eurodeputetët shprehen shqetësimin për lidhjet mes qeverisë ruse partive nacionaliste populiste.

 

Ata kerkuan një mekanizëm të gjerë në be që lejon shqyrtimin e financimit të ketyre forcave politike, te cilat mund te destabilizojne  projektin evropian nga brenda.

Vazhdo të lexosh

Reklamë