Subscribe

Pasi komiteti i punëve të jashtme i dha dritën jeshile muajin e kaluar, raporti për Shqipërinë gjatë vitit 2021 i është dorëzuar parlamentit evropian dhe do të votohet gjatë ditës së sotme.

Raportuesja për Shqipërinë në organin ligjvënës të bllokut, Isabel Santos përpara seancës, iu bëri thirrje eurodeputetëve që Shqipëria të mos mbetet më peng i bisedimeve paralele.

 

ISABEL SANTOS

RAPORTUESE PER SHQIPERINE, PE

“Edhe pse ka akoma punë për të bërë me reformat, Shqipëria i ka plotësuar kushtet kycce për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Jemi thuajse në gjysmën e vitit 2022 dhe Shqiëria është akoma në pritje. Kjo bllokadë ka reflektuar zhgënjim në mesin e njerëzve por edhe autoriteteve, gjë që përbën një kërcënim për vendin dhe projektin evropian. Mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare duhet të vendoset në axhendë brenda presidencës franceze. Duhet të lëvizim. ”

 

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell në takimin me ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor javën e kaluar, i dërgoi një mesazh të qartë këshillit evropian duke deklaruar se një përgjigje negative për Tiranën dhe Shkupin, edhe në muajin qershor do të shkaktonte një krizë marrëdhëniesh mes bllokut dhe dy vendeve kandidate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *