Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
18 August 2026
Vizion fokus

Aksident tragjik, humbin jetën pesë adoleshentë

Hamasi i kërkon Trump të bëjë presion mbi Izraelin

Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq

Zjarr i madh përfshin një park kombëtar në Sllovaki

“Skafi mori flakë menjëherë”, i plagosuri rrëfen momentet e...

Përfundon dita e 79 e protestës, nis marshimi në...

Vlorë/ Shpërthen motori i skafit gjatë riparimit, 4 të...

Vijon të mbetet e rënduar situata në pyjet e...

Zjarret në Shqipëri/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra aktive,...

Tragjedi në brigjet e Libisë, 7 emigrantë humbin jetën...

PE debaton për sulmin në Ibër-Lepenc

2 Dhjetor 20:37

Në Komisionin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian më 2 dhjetor është diskutuar për sulmin e 29 nëntorit në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në Zubin Potok të Kosovës.

Në këtë debat, Kosova është përfaqësuar nga ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla. Kryetari i këtij komisioni, David McAllister, në fillim të debatit shprehur shqetësimin e PE-së për sulmet e fundit në veri të Kosovës, si ato në ndërtesat komunale, po ashtu edhe për atë ndaj kanalit të Ibër-Lepencit. Ai rikujtoi se Parlamenti Evropian ka dënuar fuqishëm këto akte, që tha se e destabilizojnë Kosovën.

Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, për sulmin e fundit në Varragë të Zubin Potokut, e lidhi me Rusinë, duke thënë se Serbia po punon sipas një skenari rus.

Akuza të ngjashme më herët ka bërë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili e ka fajësuar Serbinë se qëndron prapa sulmit me mjete shpërthyese në Zubin Potok. Serbia ka mohuar përfshirjen dhe ka thënë se ka nisur hetimet e veta për këtë rast.

“Kjo çështje është e lidhur me luftën dhe paqen. Nuk dua t’iu mbaj ligjërata, por t’ua tërheq vërejtjen për një situatë shumë shqetësuese”, tha Gërvalla, duke e cilësuar sulmin si “tentim të Rusisë për të destabilizuar rajonin”.

Gërvalla i krahasoi sulmet e fundit në veriun e Kosovës – të banuar me shumicë serbe – me sulmet që Rusia kryen kundër Ukrainës.

“Serbia nuk është Rusi, por ajo po i kopjon strategjitë e Rusisë dhe po i përdor në rajon”, tha Gërvalla, e cila foli edhe për sulmin e mëhershëm të armatosur në Banjskë të Zveçanit vitin e kaluar.

Ajo pretendoi se në këtë sulm, kur u vra një polic i Kosovës, rol ka pasur edhe Rusia.

“Ky nuk është një tension etnik, asnjë mospajtim mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo që po ndodh është përshkallëzim që ndodh për shumë vite. Ky është një test për të parë sesa mund të pranojë Perëndimi”, tha Gërvalla.

Ajo po ashtu tha se prapa sulmit të fundit në Zubin Potok qëndron personi që ka organizuar sulmin në Banjskë – referencë për Millan Radoiçiqin.

Gërvalla kërkoi që Bashkimi Evropian të ndërmarrë masa për të “ndaluar Serbinë”, në mënyrë që, sipas saj, të sigurohet paqja dhe stabiliteti jo vetëm në Kosovë, por në tërë rajonin.

Sulmi ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës e kishin dënuar në emër të PE-së edhe Davor Ivo Stier, i cili është kryesues i delegacionit të PE-së për raporte me Kosovën dhe Riho Terras, raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian. Ata kishin lëshuar një deklaratë të përbashkët për këtë rast.

Disa deputet të Parlamentit Evropian, duke shprehur solidaritet me Kosovën, megjithatë janë shprehur se duhet të shohin më shumë prova për akuzat që Gërvalla ka bërë për përfshirjen e Serbisë në sulmet e fundit në veri.

Sulmi ka ndodhur në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut – komunë me shumicë serbe në veri të vendit.

Policia e Kosovës ka thënë se sulmi është kryer me lëndë shpërthyese deri në 20 kilogramë.

Kanali Ibër-Lepenc furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit gjithë veriun e Kosovës, rajonet e Mitrovicës, Prishtinën me rrethinë, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj. Sulmi në Zubin Potok është dënuar ashpër nga faktori ndërkombëtar./REL/

Posted Under:
Anash Kosova
Tagged:
Dënon PE sulmin Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Aksident tragjik, humbin jetën pesë adoleshentë

më shumë...

Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq

më shumë...

Zjarr i madh përfshin një park kombëtar në Sllovaki

më shumë...

“Skafi mori flakë menjëherë”, i plagosuri rrëfen momentet e shpërthimit në Vlorë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:49

Aksident tragjik, humbin jetën pesë adoleshentë

10:47

Hamasi i kërkon Trump të bëjë presion...

10:31

Huthit sulmojnë një anije në Detin e...

10:29

Krem apo sprej kundër diellit? Ja cili...

10:16

Zjarr i madh përfshin një park kombëtar...

10:04

“Skafi mori flakë menjëherë”, i plagosuri rrëfen...

9:42

Përfundon dita e 79 e protestës, nis...

9:08

Si të dallojmë dikë që gënjen

9:02

Vlorë/ Shpërthen motori i skafit gjatë riparimit,...

8:47

Vijon të mbetet e rënduar situata në...

8:34

Zjarret në Shqipëri/ Ministria e Mbrojtjes: 7...

7:52

Tragjedi në brigjet e Libisë, 7 emigrantë...

7:47

Dita e 79-të e protestës, qytetarët marshojnë...

7:34

Sulm me armë, vriten 3 persona, mes...

7:26

Ushqimet që lehtësojnë fryrjen dhe qetësojnë tretjen

7:15

Irani kërcënon SHBA-në: Do të marrim vendime...

7:09

“Fluturoi helika më pas shpërtheu në flakë”,...

6:40

Fluks i lartë qytetarësh në pikën kufitare...

6:32

Aksident tragjik në Greqi, rrëzohet helikopteri gjatë...

6:18

Pamje të rënda! Momenti kur taksisti përplas...

Më të klikuarat

  • 42-vjeçari shqiptar i rrahu për vdekje nënën, mesazhi rrëqet...
  • Pas dorëheqjes së Arben Carës, Lamallari prezanton drejtorin...
  • Sulm me armë, vriten 3 persona, mes tyre një grua shtatzënë
  • Po udhëtonte nga Tirana drejt Bolonjës, shqiptari humb jetën...
  • Berisha: Ylli Zalla nuk u arrestua nga policia, por u vetëdo...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.