E hënë, 9 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

PE apel për liberalizimin e vizave për Kosovën

Parlamenti Evropian i ka bërë thirrje Këshillit të BE-së që të lëvizë përpara drejt liberalizimit të vizave për Kosovën. Në rezolutën e miratuar nga Parlamenti Evropian këtë të enjtje, theksohet fakti se Kosova i ka përmbushur gjitha kushtet e kërkuara për liberalizim të vizave.

 

Ndër të tjera në këtë dokument thuhet se për përparimin dhe ngecjet që institucionet e Kosovës i kanë bërë drejt progresit të agjendës evropiane. Raporti gjithashtu e vë theksin te nevoja e depolitizimit dhe ristrukturimit të administratës publike edhe pse thekson disa përparime që janë bërë në këtë drejtim.

 

Reklamë

Shqetësuese sipas eurodeputetëve mbesin korrupsioni dhe krimi organizuar, fusha këto në të cilat ata kërkojnë përpjekje të përbashkëta për përmirësimin e situatës në këtë drejtim.

 

“Financimi jo i duhur i sistemit gjyqsor, korrupsioni i përhapur, elementet e kapjes së shtetit, ndikimet politike në sistemin e drejtësisë” janë disa prej çështjeve që eurodeputetët i ngrisin si shqetësuese në këtë rezolutë për Kosovën.

Vazhdo të lexosh

Reklamë