E shtunë, 7 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 08:30 Në vijim ora 08:30: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 11 orë më parë
Kosova

PDK: Veseli për kryetar kuvendi

Këshilli drejtues i PDK-së  ka nominuar zyrtarisht Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit te Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari i partisë Rexhep Hoti, i cili sqaroi se lideri i PDK-së ka marrë mandat që të propozojë edhe emrat e ministrave në qeverinë e re, si dhe emrat e kandidatëve për kryetarë të komunave të Kosovës, për zgjedhjet lokale. Hoti ka konfirmuar se në mbledhjen e këshillit drejtues është biseduar për qeverinë e re, por jo për numrat e koalicionit të majte.

 

Seanca e kuvendit të Kosovës është caktuar për ne datën 3 gusht, kur pritet të votohet për kryetarin e parlamentit dhe nënkryetarët. Të drejtën kushtetuese për pozitën e kryetarit të Parlamentit e ka koalicioni fitues i zgjedhjeve. Ndërkohe, Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kane bere te ditur me herët se nuk do ta votonin kandidaturën e Veselit per kryetar te kuvendit.

 

Reklamë

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë