PDK kërkon rinumërimin e votave
Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar rinumërim të votave, përmes një ankese dërguar në ka PZAP, ato kërkojnë që të rishikohet rezultati me arsyetimin se janë bërë disa parregullsi i gjatë numërimit të votave.
Në kërkesën e tyre për rishikim të votave PDK pretendon se në disa qendra votimi u është vendosur rezultati i subjekteve tjera politike.
Sipas mediave kosovare përfaqësuesi i PDK-së në KQZ, Betim Gjoshi, ka thënë se vetëm kanë kërkuar që t’ju kthehet rezultati, ose me rinumërim të votave ose me procedura tjera.
“Realisht ne kemi bërë një aknes që të na kthehet rezultati. KQZ-ja rezultatin e formularëve e ka shtypur në 24 rubrika e që kanë qenë 25 subjekte. Në shumicën e vendeve në Kosovë na kanë vendosur rezultatet e subjekteve tjera politike, ne vetëm kemi kërkuar rikthimin e rezultatit, kemi kërkuar më rinumërim ose me procedura tjera, po besoj me rinumërim që të na kthen rezultatin. Në krejt Kosovën është formulari me gabim”.
Aktualisht Partia Demokratike e Kosovës ka marr 167 mijë e 402 vota, ose 21,25 për qind. Ndërkohë vijon numërimi, deri me tani Komisioni Qendror Zgjedhor ka numëruar 98,47 për qind të votave.




