PDIU koalicion me PD, Basha: Opozita është më e fortë me bashkimin e gjithë aktorëve
Kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me atë të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, pas një takimi kokë më kokë, këtë të dielë ato kanë zyrtarizuar marrëveshjen e koalicionit me PDIU.
Lajmi është pohuar nga kreu I demokratëve Basha, ku përmes një deklarate për mediat i ka uruar mirëseardhje në aleancë Shpëtim Idrizit.
“Dua të ndaj këtë lajm me gjithë shqiptarët. Pozita është në frontin më të gjerë dhe me bashkimin e fronit. Është konkluduar me sukses marrëveshjen me PDIU. Opozita është më e fortë me bashkimin e gjithë aktorëve. Pas takimit me PDIU ne i shërbejmë interesit të qytetarëve. Opozita e bashkuar ka sot një mision jetik për çdo familje shqiptare. Të largomë një orë e më parë aleancën e pushtetit me krimin që ka zaptuar institucionet dhe të çlirojmë vendin nga synimi i bandave. Të ofrojmë mundësi për të gjithë përmes parimeve dhe lirisë së sipërmarrjes. Bashkëpunim ynë do shtrihet në të gjitha fushat, më tepër shkëputjen e krimit nga politika. PD ka qenë dhe mbetet e angazhuar për të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë. Do garantojmë të drejtët e pronës për të gjithë shqiptarët e Camërisë”.
Reklamë
Ndërkohë shkëputjen nga koalicioni qeverisës e njoftoi vetë kreu i PDIU Idrizi, ku menjëherë nuk vonoi edhe oferta e Bashës, i cili nga Durrësi ftoi Idrizin që të ishte pjesë e nismës së opozitës për të larguar Ramën nga pushteti. Ndaj sot dy liderat zyrtarizuan marreveshjen.




