E martë, 6 Tetor 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

PD zbardh shkresën e Nikollës: Tejkaloi kompetencat, përjashtimi vlen vetëm për komisionet dhe seancat parlamentare

Opozita akuzon kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla se ka shkelur rregulloren dhe ka tejkaluar kompetencat. Referuar shkresës së Kryetares së Kuvendit drejtuar Gardës demokratët pretendojnë se përjashtimi i tyre vlen vetëm për komisionet dhe seancat parlamentare.

 

Reklamë

Deputetët demokratë kërkuan që të futen në ambientet e Kryesisë së Kuvendit me argumentin se duan të zhvillojnë një mbledhje të Grupit Parlamentar. Ata nuk u lejuan nga Garda, por megjithatë kaluan kangjellat e derës për t’u ngjitur më pas nga dritarja drejt ambienteve të brendshme.

 

Më shumë video

Reklamë