Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka, pas deklaratave të ministrit Fatmir Xhafaj në emisionin Real Story në Vizion Plus, ai e akuzon ministrin se ka fshehur prova drejtësisë për çështjen e vëllait të tij.
Në një deklaratë për mediat Noka është shprehur se Rama dhe Xhafaj po bllokojnë punën e drejtësisë.
“Një lloj si Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj deklaroi se përgjimi i të vëllait trafikant droge është i sajuar dhe për këtë disponon prova. Le të ndjekim pohimin kriminal të Xhafajt. Është e qartë se deklarata të tilla janë pjesë e një skenari mafioz për t’i imponuar prokurorisë një rezultat të paracaktuar. Xhafaj ka kryer veprën penale të pengimit të drejtësisë. Nëse do kishte prova duhet t’i kishte çuar në prokurori. Njëlloj deklaroi dhe Rama kur foli për një laborator imagjinar shkencor. Në një shtet normal prokuroria duhet të kishte hetuar Edi Ramën dhe Fatmir Xhafën më së paku për fshehje të provave drejtësisë”.





