Për 2 javë me radhë anëtarët e partisë demokratike do të votojnë për figurat të cila do t’i përfaqësojnë në garën e 25 prillit. Nga Kukësi, i cili është qarku i parë që përzgjedh kandidatët për deputet numri 2 i PD Gazment Bardhi ka deklaruar se ky proces shënon edhe nisjen e fushatës elektorale për zgjedhjet e 202.1

 

GAZMENT BARDHI

SEKRETAR I PERGJITHSHEM, PD

 

Ftoj qytetarët dhe anëtarët e Partisë Demokratike të bëhen pjesë e këtij procesi dhe me zërin e tyre të përcaktojnë ekipin që u sigurojnë fitoren e thellë të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 Prillit të vitit të ardhshëm. 

 

Pas kritikave të ashpra për listën e kandidatëve në zgjedhjet e vitit 2017, Lulzim Basha vendosi të rrisë peshën e anëtarësisë në përcaktimin e deputetëve të Partisë Demokratike.

 

Fillimisht anëtarët e PD propozuan 3 600 kandidatë të cilët u kontrolluan nga një komision pjesë e të cilit janë figura të njohura që në momente të caktuara kanë pasur qëndrime kritike ndaj Bashës.

Ky komision hartoi një liste me 400 emra që i janë çuar sërish anëtarësisë së Pd, por jo për te votuar deputetin që duan, por për të zgjedhur kandidatët që demokratët nuk dëshirojnë t’i përfaqësojë në parlament.

 

Lista finale që do të dalë nga ky proces do të merret parasysh nga kryesia, e cila në fillim të muajit mars do të zgjedhë zyrtarisht emrat e kandidatëve për deputet.

Por me sistemin e ri zgjedhor ku koalicionet paraqiten me liste unike, përzgjedhja  e emrave të kandidateve për deputet nuk ka për të qenë një proces i lehtë pasi së pari Lulzim Basha duhet të negociojë me aleatët sa vende të sigurta do t’u garantojë, për të maksimalizuar votën e koalicionit opozitar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *