Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
09 June 2026
Vizion fokus

Rama: Ne shpallëm lumin e fundit të egër në...

35 vjetori i PS, Rama nga Fieri: Protestuesit kujtojnë...

Aksident në aksin rrugor Maliq-Korçë, plagoset shoferi

Mbi 7 mijë rrënjë kanabis të zbuluara në Velipojë,...

Bylykbashi e Tabaku takojnë gazetarët europianë

Dita e 10-të e protestës, qytetarët nisin marshimin drejt...

Kreu i IDF: Sulmi i fundit ndaj Iranit ishte...

Helikopteri ushtarak amerikan rrëzohet pranë Ngushticës së Hormuzit

Kërcënime, telefonata dhe “lojë rolesh”, Trump-Netanyahut: Më mirë bëj...

Ngjarje tronditëse në Çeki, nëna u hedh fëmijën e...

PD: Vlera e mbylljes në shtëpi bie, nëse nuk e dimë se kush është i infektuar

7 Prill 15:40

Në emër të Partisë Demokratike, mjekja Mirela Tabaku ka theksuar se qeveria duhet të lejojë ekspertët të kryejnë testim të zgjeruar. Sipas saj, përvojat më të mira botërore konfirmojne se testimi i zgjeruar është thelbësor për të mbajtur nën kontroll COVID-19.

 

Ajo shprehet se ka ardhur momenti që qeveria të vlerësojë me seriozitet dhe përgjegjshmëri që sa më shumë të zgjasë periudha e testimeve të ulëta, aq më të mëdha do të jenë pasojat në shëndetin e qytetarëve.

 

“Nelë stadin epidemiologjik ku është Shqipëria, për të mos çuar dëm sakrificën e qytetarëve, por edhe stafit shëndetësor, merr peshë të madhe testimi më i zgjeruar. Kjo masë është e domosdoshme për të ditur situatën reale ku ndodhet vendi, për të realizuar me efikasitet procesin e gjurmimit e me pas izolim dhe trajtim, por edhe si do të veprojme për të parashikuar dhe llogaritur masat shëndetësore, ekonomike, sociale etj. që nevojiten për të përballuar këtë situatë. Pa dashur të ripërsëris argumentat shkencore për këtë fakt dhe faktet e vendeve me eksperiencat më të mira në këtë pandemi për testimin,  theksoj se Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Qendra Europiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC) kanë theksuar se testimi i zgjeruar është thelbësor për të mbajtur nën kontroll COVID 19, për të reduktuar transmetimin e tij, si dhe për të zvogëluar impaktin e tij negativ ne ekonomi, shendet publik dhe aspektin social.”

 

Tabaku theksoi se vlera e izolimit në shtëpi për të parandaluar përhapjen e COVID-19 bie, nëse nuk e dimë se kush është i infektuar. Ajo shtoi se qeveria duhet të ketë një strategji të qartë dhe transparente edhe për llojet e testeve dhe zgjerimin e kategorisë së personave që e kryejnë testin.

 

“Me keqardhje, edhe si mjeke në kontakt të vazhdueshëm me kolegët e mi, më duhet të pohoj se kemi humbur shumë kohë duke e mbajtur në minimum numrin e testimeve. Masat e distancimit social janë të domosdoshme për të ngadalësuar përhapjen, por vlera e mbylljes në shtëpi bie, nëse nuk e dimë se kush është i infektuar.  Gjurmimi i të gjitha kontakteve të personave të konfirmuar me COVID-19 dhe testimi i tyre, testimi i stafeve shëndetësore dhe punonjësve të tjerë që janë në kontakt të përditshëm me qytetarët duhet të jetë prioritet. Pushteti lokal, institucionet e shendetit publik në zonë, mjekët e familjes duhet të përfshihen në këtë gjurmim, pasi janë shumë më afër qytetarëve dhe njohjet janë më të mëdha. Qeveria duhet të ketë një strategji të qartë dhe transparente, jo vetëm për rritjen e numrit të testimeve, por edhe për llojet e testeve dhe zgjerimin e kategorisë së personave që e kryejnë testin, bazuar plotësisht në udhëzuesit e Organizatës Botërore të Shëndetëisë dhe Qendrës Europiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Çdo ditë që kalon pa testime masive është një ditë që ndihmon përhapjen e virusit!”

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
koronavirus Mirela Tabaku Testim

Nga e njëjta kategori

Rama: Ne shpallëm lumin e fundit të egër në Evropë, Park Kombëtar! Nuk jemi si ai që ju la peshqesh Bjeshkve 12 hidrocentrale

më shumë...

35 vjetori i PS, Rama nga Fieri: Protestuesit kujtojnë se kanë botën me vete, por po gënjehen

më shumë...

Mbi 7 mijë rrënjë kanabis të zbuluara në Velipojë, reagon ministri Lamallari: Lufta kundër narkotikëve, prioriteti ynë i pandryshueshëm

më shumë...

Bylykbashi e Tabaku takojnë gazetarët europianë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

8:51

Rama: Ne shpallëm lumin e fundit të...

8:38

35 vjetori i PS, Rama nga Fieri:...

7:55

Aksident në aksin rrugor Maliq-Korçë, plagoset shoferi

7:11

Mbi 7 mijë rrënjë kanabis të zbuluara...

6:51

Britania paralajmëron Kosovën: Bllokada rrezikon mbështetjen ndërkombëtare

6:38

Bylykbashi e Tabaku takojnë gazetarët europianë

6:18

Koncerti italian në Marina Orikum, kantautori i...

6:16

Dita e 10-të e protestës, qytetarët nisin...

6:16

Europol godet rrjetin kriminal në Kosovë, sekuestrohen...

6:12

Kreu i IDF: Sulmi i fundit ndaj...

5:54

Helikopteri ushtarak amerikan rrëzohet pranë Ngushticës së...

5:51

Kërcënime, telefonata dhe “lojë rolesh”, Trump-Netanyahut: Më...

5:31

Ngjarje tronditëse në Çeki, nëna u hedh...

5:30

Zbulohet plantacion me kanabis në Velipojë, pezullohen...

5:11

E rëndë, 17-vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht...

5:02

I dënuar me 15 vite burg për...

4:42

Rama: BE po na financon, deri në...

4:30

Debati për Zvërnecin, Rama i përgjigjet senatorit...

3:57

AKU forcon bashkëpunimin me autoritetet holandeze për...

3:46

“Kur unë erdha në qeveri nuk kishte...

Më të klikuarat

  • “Nuk je shumë mirë, mos ofendo”, gjyshi “kritikon” Sarën, ka...
  • Dibër, furtuna dëmton 10 krerë gjedhë, po ktheheshin nga kul...
  • Kush është fermerja që u largua nga Ferma Vip 3 një javë par...
  • Del teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, përjashtohet nga pro...
  • Lajmet e papritura do vendosin gjithçka! Horoskopi javor nga...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.