Opozita akuzoi sot kryebashkiakun e Tiranes per korrupsion me shkollen ‘Sami Frasheri”.

 

Sipas partise demokratike, ky objekt po ndertohet me nje shume disa here me te larte sesa vlera reale, per perfitime te paligjshme.

 

 

Erion Veliaj gënjen. Kjo shkollë nuk ndërtohet nga fondet e Bashkimit Europian por nga paratë e taksapaguesve të Tiranës dhe të Shqipërisë. Ky është një fakt që vërtetohet si nga dokumentet e Bashkimit Europian dhe të UNDP-së, por njëkohësisht dhe nga tabela që është shfaqur vetëm dje në hyrje të shkollës.Vlera e kësaj shkolle pritet që të jetë rreth 4.5 milion euro ndërkohë që shkollat e ngjashme me fondet e Bashkimit ndërtohen vetëm me 700 mijë euro.Erion Veliaj gënjen kur tha se shkolla Sami Frashëri u prish sepse do të ndërtohet me fondet e Bashkimit Europian, gënjen kur tha se u prish dhe se do të rindërtohej prej tërmetit ashtu siç gënjen kur tha se shkolla kishte një projekt. Në prill të vitit 2020 nuk kishte as projekt as tender për shkollën Sami Frashëri. Vendi ku më parë ngrihej shkolla Sami Frashëri, këtu pas krahëve të mia, është një provë e gënjeshtrave, e korrupsionit, e babëzisë dhe abuzimit me pushtetin të Edi Ramës dhe Erion Veliaj, kopjes së tij në krye të bashkisë së Tiranës. Sot, në nxitim e sipër gënjeshtari ka filluar që ta pastrojë vendin. Ka filluar që t’i heq provat e krimit por asgjë nuk e mbulon aferën korruptive që ndodhi në shkollën Sami Frashëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *