Drejtori i fushatës së Partisë Demokratike, Alfred Rushaj beson se vazhdimi i numërimit do të ketë surpriza të pakëndshme për kundërshtarët.

 

Përmes një deklarate për mediat, ai iu bëri thirrje numëruesve, komisionerëve dhe vëzhguesve që të mos tjetërsojnë vullnetin e qytetarëve shqiptarë për ndryshim.

“Siç ju kemi thënë që në fillim, numërimi i çdo vote do të konfirmoj vullnetin e shqiptarëve për Ndryshim. Sot, pamë konkretisht se si dy vende u rikuperuan, vende deputetësh. Vazhdimi i numërimit do të ketë të tjera surpriza të pakëndshme për kundërshtarët tanë. Prandaj jam këtu sot për t’u bërë thirrje çdo komisioneri, çdo vëzhguesi, çdo numëruesi të cilës do parti, mos tjetërsoni vullnetin e qytetarëve shqiptarë për ndryshim. Ata kanë votuar për ndryshimin, ata presin ndryshimin dhe ne do ju sjellim ndryshimin. Faleminderit! Natën e mirë! Kalofshit mirë”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *