E premte, 18 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

PD: TVSH gënjeu për Europianin

Opozita ka përshkallëzuar akuzat ndaj Televizionit Publik Shqiptar, i cili nuk transmeton ndeshjet e kampionatit evropian. Anëtari i Komisionit te Medias Luciano Boci, ka publikuar procesverbalin e mbledhjes te 25 nëntorit te vitit te kaluar ku drejtori i komanduar i asaj kohe i Televizionit Publik, Martin Leka, ka deklaruar se ky ekran do te transmetoje ndeshjet e evropianit.

Në marrëveshje dhe në marrëdhënie të ngushta me ebu- në ne ndërhymë te kompanitë, që të bëhej e mundur, meqë ne i kishim të blera eliminatoret, të ndërhynin tek ata që ne ta blenim me këtë shifër që e kishim miratuar në këshillin drejtues, edhe fazën finale, që zhvillohet në qershor. Me një vendim të këshillit drejtues, para 10 ditësh, e kemi miratuar dhe e kemi blerë të drejtën e transmetimit të fazës finale të kampionatit europian të futbollit.

Bazuar mbi keto dokumenta, opozita akuzon TVSH se po fsheh blerjen e realizuar me negociata, për të drejtën e transmetimit të kampionatit europian. Sipas deputetit demokrat Luciano Boci, kjo strategji e TVSH bëhet për interesat e “të tretëve”, për xhirot miliardere dhe fitimet marramendëse, ndërkohe qe ne mënyre cinike iu behet thirrje qytetareve qe europianin ta ndjekin ne “Radio Tirana”. Per opoziten ky eshte moment qe Prokuroria të nisë hetimet, për të vënë para përgjegjësisë ata qe shpërdorojnë paratë e  qytetareve shqiptare.

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video