E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Sipërmarrësit: PD t’i japë fund bojkotit, rikthim në dialog

Në kulmin e tensionit politik, kur opozita prej tre javësh ka ngritur çadrën në bulevard, komuniteti i biznesit bën thirrje për stabilitet politik.

 

Sipërmarrësit i kërkojnë te dyja palëve që të angazhohen për të dialoguar me qëllim rikthimin e opozitës në kuvend.

 

Reklamë

Kjo kërkesë e biznesit u bë gjatë një takimi me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

 

Biznesi e vuri theksin tek ajo qe ata e quajnë veting ne ekonomi. Pas politikes, pastrimit duhet t’i nënshtrohen edhe ato dege qe përfaqësohen nga paratë e krimit.

 

Por lideri demokrat evidentoi se sikundër ekonomia vuan nga konkurrenca dhe monopolizimi, situata është e njëjtë edhe në politikë.

 

Më tej Basha u ndal tek sektorë  të veçantë të ekonomisë që sot vuajnë nga mungesa e vizionit qeveritar, korrupsioni si dhe nga krimi. Sipas tij platforma e Partisë Demokratike ka analizuar çdo element ekonomik dhe ofron zgjidhjen e duhur për çdo sektor.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë