Partia Demokratike akuzon Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, se po shkel ligjin e dekriminalizimit. Edi Paloka tha se ky institucion, nuk i ka publikuar te dhënat e formularëve te vetëdeklarimit. Sipas nënkryetarit te demokrateve, janë 40 funksionare qe fshehin krimet e tyre.
Sot ka skaduar afati ligjor i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për të publikuar në faqen e tij zyrtare, formularët e dekriminalizimit. Nëse futeni tani në faqen zyrtare të KQZ, CEC.ORG.AL, do të zbuloni se ky institucion ka shkelur ligjin e dekriminalizimit, duke mos i publikuar të dhënat, pra formularët e vetëdeklarimit, siç e ka detyrim, sipas vendimit numër 17/2016 të Parlamentit. Kuvendi i Republikës e ka urdhëruar KQZ që ta bëjë këtë publikim, por KQZ nuk e ka bërë. Shkelja e këtij urdhëri, është shërbimi që pjesa e kapur e këtij institucioni, i bën Edi Ramës dhe interesave kriminale. Po ashtu, ka skaduar afati ligjor e publikimit të listës së funksionarëve që nuk kanë depozituar formularët e vetëdeklarimit, të cilët janë rreth 40 këshilltarë bashkiakë të mazhorancës.
40 funksionarë që po fshehin krimet e tyre.
Eshtë e qartë se këto nuk janë skandeca kohore, por pengesa kriminale për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit.
Partia Demokratike i kërkon sot Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të zbatojë ligjin, dhe jo paktin me krimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *