Deputetët e opozitës u përplasën fizikisht sot me mazhorancë. Në një moment ata tentuan të pengonin ministrin e Financave Petrit Malaj që të futej në Kuvend.

Ministri Malaj ka reaguar pas incidentit në rrjetin e tij social Facebook. Ai ka dënuar dhunën e shkaktuar nga deputetët e opozitës dhe i bën thirrje që të punojnë së bashku për të ardhmen e Shqipërisë.

Reagimi i Petrit Malajt

Ngjarja e ndodhur sot në hyrje të Kuvendit të Shqipërisë është një situatë e paprecedentë, një cënim i rrezikshëm i demokracisë dhe vlerave të qytetarisë, që duhet të prevalojnë mbi të gjithë ne.

Si Ministër i Financave, jam mandatuar për të zbatuar me rigorozitet Kushtetutën, për të punuar me ndershmëri dhe profesionalizëm për mirëqenien e të gjithë qytetarëve pa dallim partiak dhe prosperitetin e vendit.

Dënoj sot dhunën e shkaktuar nga një grusht deputetësh të opozitës dhe dhunën në çdo formë të saj.

Shqipëria po përgatitet të çelë me Bashkimin Europian negociatat mbi kapitujt “Themelorë”, ndaj kjo situatë e papranueshme, nuk bën gjë tjetër veçse cënon drejtëpërdrejt imazhin e vendit dhe këtë më shumë se kushdo duhet ta kuptojë Opozita.

Sot, është koha që të gjithë bashkë të punojmë për të ardhmen e vendit, për të ardhmen e fëmijëve tanë.

/vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *