PD e konsideron një afere korruptive dhënien me koncesion të terminalit të konteinereve në Portin e Durrësit.

Selia blu ka tre pyetje për kryeministrin Rama mbi fituesin e tenderit.

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE

 FERDINAND XHAFERRAJ

 

Në tetor të vitit që kalo,i Autoriteti Portual shpalli procedurat e tenderit. Në tender morën pjesë dy kompani.  Njëra kompani gjermane, shumë e njohur në këtë sektor e cila menaxhon edhe Portin e Hamburgut, ndër portet më të njohura në Europa. Tjetra malteze, një kompani offshore. I vetmi fakt që dihet për këtë kompani është se një nga ish-drejtor i saj është hetuar për pastrim parash nga policia Malteze, një vend anëtar i Bashkimit Europian.

Ministria e Infrastrukturës ndërhyn,  bën tender me procedura të shkurtuara, me qëllimin që fituesin e tenderit të mos e vendosi transparenca dhe konkurrenca por fituesi i tenderit të parazgjidhet ai që ka vendosur Rama Beu.

 

Të gjithë e dini se cilën ka përzgjedhur Rama Beu. Por, doja të beja tre pyetje për z.Rama:

  1. Kush e zotëron këtë kompani?

  2. Ai ka detyrimin tu thotë shqiptarëve çfarë fshihet pas kësaj kompanie? Pse nuk respekton detyrimin ligjor që të tregojë kush janë përfituesit fundor të këtij koncensioni?

  3. Si është e mundur që ky aset i sigurisë kombëtare ti jepet një kompanie që nuk i dihen pronarët?

 

PD i kërkon SPAK të hetojë se kush fshihet pas kompanisë offshore dhe kush janë përfituesit fundorë të konçensionit.

 

 

Është e natyrshme që askush nuk pret përgjigje nga z.Rama edhe për këto dy muaj, se ai nuk ka dhënë përgjigje për 8 vjet. Por ne presim përgjigje nga SPAK-u.

Çdo qytetar i këtij  e ka të qartë që dita e ndëshkimit për këtë grup të papërgjegjshëm, të korruptuar dhe arrogant po afron.

Për çdo qytetar është e qartë, që dita që këta do të shporren nga zyrat e shtetit po afron.

Për çdo qytetar është e qartë që jo vetëm po afron dita që këta do të shporren nga zyrat e shtetit, por po afron edhe dita që këta do të përballen në  zyrat e drejtësisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *