E diel, 20 Shtator 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

PD: Tenderat që fitoi Edmond Bego

Partia Demokratike ka publikuar ate qe ajo e cilëson si prova e pare e përfitimeve qe Edmond Bego ka siguruar fale mbështetjes se numrit dy te PS Taulant Balla. Nënkryetari i PD Edmond Spaho deklaroi se Bego ka fituar nga Operatori i Sistemit te Transmetimit një tender prej 100 milionë lekësh ne Librazhd, qe është zona elektorale e Taulant Ballës.

 

“Të dhënat zyrtare tregojnë se kompania “Inerte Express”, me pronar trafikantin e drogës dhe mikun e familjes së taulant ballës, nuk ka përvojë në ndërtimin e nënstacioneve elektrikë dhe se këtë funksion ai e shtoi në fund të dhjetorit 2017. Pak muaj më vonë, kompania pa përvojë e mikut trafikant droge të Taulant Ballës përfitoi një tender publik nga Operatori i Sistemit të Transmetimit. Dokumentet tregojnë se tenderi i OST-së me vlerë 100 milionë lekë i është dhënë trafikantit të dënuar me 21 vjet burg për drogë, në fillim të verës, në zemër të zonës elektorale të Taulant Ballës, në Librazhd.”

 

Reklamë

Pas publikimit te dokumenteve, Spaho i ka drejtuar serish pyetje homologut socialist Balla.

 

“Kolegu im, Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla duhet t’u thotë shqiptarëve a ka bërë ai sekserin me OST-në, që miku i tij trafikant droge të fitojë një tender prej 100 milionë lekë.?

 

Qe prej publikimit te lajmit per arrestimin e Edmond Begos ne Greqi, PD i ka meshuar ne te gjitha daljet publike akuzave per lidhjet e tij me numrin 2 te PS Taulant Balla.

Më shumë video

Reklamë