PD denoncon abuzimin sipas saj, me taksën e arsimit tek shkollat e dëmtuara nga tërmeti në Kombinat.

Ish deputetet e PD, Jorida Tabaku dhe Klevis Balliu shkuan tek Shkollat “Musine Kokalari” dhe “Lasgush Poradeci”në zonën e Kombinatit të cilat kanë pasur dëmtime nga tërmeti i 26 nentorit.

Tabaku dhe Balliu thanë se  rreth 2500 nxënës janë shpërndarë në shkolla të tjera.

Isah deputetet demokrat thanë për se Veliaj ju ka marrë qytetareve të Tiranës 23 milion euro në tre vitet e fundit nga taksa e arsimit, por nuk ka investuar asnjë qindarkë.

 

Banorët e Tiranës paguajnë çdo vit rreth 7.5 milionë euro vetëm per taksën e arsimit, por tërmeti zbuloi se kjo taksë shpërdorohet. Bashkia e Tiranës nuk e përdor atë për të përmirësuar infrastrukturën në shkolla e kopshtet, duke lënë në mëshirën e  e fatit sigurinë e jetës së fëmijëve. Në 3 vjet, Erion Veliaj u ka marrë vanorëve të Tiranës më shumë se 23 milionë euro, por nuk ka investuar asnjë qindarkë prej tyre në të dyja shkolat, që sot janë të dëmtuara.

 

Tabaku tha se nisma “Adopto një shkollë” ishte vetëm fasadë dhe propagandë.

 

Tërmeti zbuloi se nisma “Adopto një shkollë” ishte vetëm fasada e një propagande të shëmtuar dhe të rrezikshme, që, nëse tërmeti do të kishte rënë ditën, mund të kishte pasoja tragjike për fëmijët. Shkolla Musine Kokalari ka qenë e pjesë e programit “Adopto një shkollë”, nga Bashkia e Tiranës,  e programit korruptiv që Partia Demokratike ka denoncuar, ku oligarkë, ndërtues të ndryshëm, bënin investime qesharake në këmbim të lejeve të ndërtimit dhe, siç rezulton, sot të gjitha këto ishin fasadë, njësoj si puna e Bashkisë, ishin thjesht propagandë, një lyerje boje, që me tërmetin e 26 nëntorit,  i nxori bojën punës që Bashkia e Tiranës bën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *