Partia Demokratike akuzon kryebashkiakun e Tiranës për afere korruptive, me projektin e ndërtimit te parkut per fëmijët. Jorida Tabaku tha se Erion Velaij, po fsheh te vërteten, pasi tek liqeni do te ndërtohen kafe e restorante. Fatura e këtij abuzimi, sipas demokrateve, është 500 mije euro qe do te paguhen nga qytetaret nëpërmjet taksave.
Deklarata e plote e Jorida Tabakut:
Eshtë kafja dhe restoranti që do ia japë mikut të tij, arsyeja kryesore pse Erion Veliaj po ndërhyn në Parkun e Liqenit.
Kryetari i Bashkisë përpiqet ta fshehë këtë, me propagandë bajate sikur ai dhe vetëm ai mendon për fëmijët e qytetit.
E vërteta është se ai po mendon për klientelën dhe përfitimet e tij.
Siç e shihni në relacionin e pasqyruar dhe në ekran, Veliaj ka parashikuar ndërtimin e objekteve të shërbimit që janë kafe, restorant, kioske për gazetat.
E gjithë skema e tij ka qënë jo transparente.
Po në veçanti këtë kioske-kafe-restorant Veliaj është munduar t’ia fshehë publikut.
Kjo aferë ka dhe kosto financiare përveç të tjerash, me faturë 500 mijë euro nga taksat e banorëve të Tiranës.