E premte, 6 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

PD: Të zbatohen vendimet e Gjykatës

Jashtë dialogut te nivelit te larte, opozita nëpërmjet Majlinda Bregut fillimisht dhe me pas nëpërmjet Eduard Halimit, e ka bere te qarte kushtëzimin e reformës ne drejtësi me zbatimin e vendimeve te Gjykatës Kushtetuese. PD i ka kthyer përgjigje edhe kryeministrit Rama, duke theksuar se Gjykata tashme ka folur, e vendimi thjesht duhet zbatuar. Ky debat është transferuar pasdite ne Këshillin Kombëtar te Integrimit  dhe para komisionerit Hahn te majtët e te djathtët jane përplasur per bllokimin e reformës ne drejtësi. Por vete komisioneri per zgjerimin Hahn, e ka bere te qarte se është Tirana zyrtare qe duhet te zgjidhe konfliktet e brendshme, pasi barra per reformën i bie asaj. Këshilli i Integrimit u shfrytëzua nga opozita per te ngritur edhe çështjen e zgjedhjeve te lira, por edhe çështjen e kthimit dhe kompensimit te pronave.

 

 

Më shumë video

Reklamë