Partia Demokratike kërkon fillimin nga puna te Komisionit për Reformën Zgjedhore. Kryetari i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka i është drejtuar me nje letër kreut te kuvendit Ilir Meta, ku i kërkon qe seanca e se enjtes t’i japë zgjidhje kësaj çështje. Ashtu siç behet e qarte ne kërkesën e Palokes, reforma duhet te fokusohet tek rekomandimet e ODIHR ne 2 zgjedhjet e fundit. “Ne vlerësojmë se implementimi i kësaj reforme, duhet të pamundësojë përdorimin e pushtetit publik për qëllime të përfitimit në zgjedhje dhe blerjes masive të votave me paratë e krimit të organizuar”; thekson ne letrën e tij Edi Paloka. Vetëm pak minuta me pas, ka reaguar edhe kryetari i kuvendit Ilir Meta, i cili ka pranuar kërkesën e opozitës, duke lajmëruar se te enjten do te miratohet përbërja e Komisionit per Reformën Zgjedhore. Vendimi për ngritjen e komisionit u miratua ne dhjetorin e vitit te kaluar dhe tashme mbetet vetëm miratimi i anëtareve qe ai te filloje nga puna. Opozita i ka dorëzuar emrat e anëtareve te saj javën e kaluar, por mazhoranca ende nuk ka vendosur se cilët deputete do ta përfaqësojnë ne ketë komision.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *