E diel, 8 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

PD: Të largohet Saimir Tahiri

Pas ngjarjeve te fundit kriminale ne vend, Partia Demokratike kërkon largimin e Ministrit te Brendshëm. Sipas opozitës, Saimir Tahiri është i lidhur me bandat me te rrezikshme ne Shqipëri e njëkohësisht mbrojtësi i tyre.

Një seri ngjarjesh kanë dëshmuar se Shqipëria ka pasur në krye të rendit që prej shtatorit të vitit 2013 një ministër të inkriminuar, ndërlidhësin e trafiqeve të drogës e shumë krimeve të tjera. Banditët më në zë të vendit nuk kanë pasur thjesht një pikë kyçe në polici, një lidhje politike diku, por kanë pasur drejtpërdrejt në dispozicion ministrin e Brendshëm.
Kur Partia Demokratike e denoncoi në vitin 2014 emërimin e trafikantit të njohur në krye të transporteve në rajonin e Sarandës, qeveria e mbrojti dhe Tahiri u kujdes ti jepte dhe më shumë pushtet e paprekshmëri.
Sa kohë të jetë Ministër i Brendshëm i vendit Saimir Tahiri, bandat janë në pushtet, droga leviz ngado, krimet kanë licensë. Tahiri duhet të largohet menjëherë, ai është turpi i shqiptarëve, dhe shfytyrimi më kriminal i ndonjë ministri të Brendshëm në 25 vite.

 

Më shumë video

Reklamë