Subscribe

Partia Demokratike akuzon ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin si i përfshirë në vjedhjen e parave në aeroportin e Rinasit. Alban Zeneli deklaroi nga selia blu se kryeministri Rama dhe ministri i brendshëm u përpoqën të largojnë përgjegjësinë për gjithçka ndodhi më 30 qershor.

“Sot që kanë kaluar 18 ditë nga sulmi me armë në pistën e avionëve në territorin më strategjik të vendit, ende askush nuk ka mbajtur përgjegjësi, dhe Rama e Tahiri po luajnë çdo gur që kanë në dorë për të dalë të larë nga kjo histori. Gjithkush e di se në grabitjen me armë e me maska në shkallët e avionit, pati bashkëpunim të policisë, të shefave të pikave kyçe të aeroportit të Rinasit e më lart. Është provuar se policia edhe pse gjendej në pistën e avionëve, edhe pse kishte prezencë të shtuar pas sulmeve në aeroportin e Stambollit, nuk reagoi ç’ka bëri të mundur grabitjen dhe largimin e qetë të autorëve, asnjë prej të cilëve ende nuk është ndaluar.”

Opozita premtoi se të hënën do të publikojë fakte konkrete, që vërtetojnë bashkëpunimin e njerëzve të Saimir Tahirit në polici, në këtë grabitje.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *