Subscribe

Partia Demokratike ka denoncuar ato qe ajo i quan fakte tronditëse, te rolit qe ministri Sajmir Tahiri ka me zyrtar te policisë ne kultivimin dhe trafikun ndërkombëtar te drogës. Nga selia blu Arben Ristani ka përmendur drejtorin e transportit ne Sarande Klemend Balili, i cili  akuzohet nga pala greke si i përfshire ne organizatat kriminale te narkotrafikut.  Per Ristanin ky person ka lidhje te forta me kushërinjtë e ministrit te Brendshëm.

“Klemend Balili është konsideruar  nga mediat greke si baroni i drogës apo “Escobari i Ballkanit”. Klemend Balilaj njihet për lidhjet e tij të forta politike dhe ka qenë sponsorizues i fushatës elektorale të PS në vitin 2013. Si lidhje të tij të drejtpërdrejta rezultojnë kushërinjtë e ministrit të Brendshëm, vëllezërit Habilaj, me të cilët ka bashkëpunuar për trafikim të lëndëve narkotike në vitet 2014-2016.  Nëpërmjet vëllezërve Habilaj, Klemend Balilaj ka vendosur kontakt të drejtpërdrejt me ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri”.

Ne deklaratën e tij Risanti vijon me tej kur thotë se Balilin, si pasoje e mbështetjes qe ka nga ministri ka lidhje edhe me këta drejtues te larte te policisë. Nga informacionet e brendshme të oficerëve me integritet në Policinë e Shtetit, partnerëve ndërkombëtarë, dhe strukturave të hetimit të specializuara në Shqipëri, që kanë hetuar shtetasin Klemend Balilaj, rezultojnë lidhje të tij të forta nëpërmjet ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri me drejtues të lart të Policisë së Shtetit si më poshtë: Ish-drejtori i Forcave së Posaçme Operacionale Albert Pata, Drejtorin e Policisë së Durrësit Perlat Çullhaj, Drejtorin e Policisë Vlorë Jaert Çelaj, Drejtorin e Policisë Gjirokastër Aranit Arapi. Por policia e shtetit ka reaguar pas deklaratave te Partisë Demokratike. Ne nje njoftim qe u është shpërndare mediave ajo nuk pohon, por as mohon qe Balili dyshohet si i përfshire ne rrjetin e trafikut ndërkombëtar te drogës. Policia bene me dije agjencitë ligjzbatuese te disa vendeve qe po kryejnë nje operacion te përbashkët qe asistohet nga DEA amerikane. Sipas këtij operacioni ne 48 orët e fundit jane arrestuar ne Greqi pjesëtare te kësaj organizate, por nuk jepen detaje per shkak te hetimeve. Ndërkohe qe qëndrimet e PD, Policia e Shtetit i konsideronte te pabaza.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *