E martë, 29 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

PD “sulmon” Ramën: Kapitulli ndjellakeq i gogolit po merr fund

Teksa e quan kryeministrin Edi Rama një skizofren, Partia Demokratike shkruan se qytetarët shqiptarë po bëhen “kurban” i marrëzisë së tij.

Përmes një postimi të shpërndarë në “Facebook”, PD thekson se kreu i qeverisë, pasi nënvlerësoi rrezikun e pandemisë, përdori dhe një strategji terrori për të fshehur dështimin e tij duke u përqëndruar të koncesionet dhe tenderat.

Reklamë

Për PD-në, shqiptarët janë të vetëm përballë virusit dhe krizës ekonomike.

“Jemi me fat që “Murtajën” e ka shkruar Albert Kamy. Jemi pa fat që po bëhemi “Kurbani” i marrëzis së këtij skizofreni. Por, ky kapitull ndjellakeq i gogolit të Facebook po merr fund. Tani askush nuk i beson dot më luftes imagjinare që një herë e sfidon me maska e një herë me demagogji rrjetesh sociale”, shkruhet në faqen zyrtare të selisë blu.

https://www.facebook.com/partiademokratike/posts/10158627893704909

Vazhdo të lexosh

Reklamë