Subscribe

Partia Demokratike ka akuzuar mekanizmat institucionalë se kanë dështuar në menaxhimin e situatës së krijuar si pasojë e stuhisë “Ciaran”. Përmes një deklarate, nënkryetarja Oriola Pampuri deklaroi se përmbytjet nxorën në pah paaftësinë e qeverisë për të menaxhuar emergjencat civile.

 

“Situata e rëndë e krijuar ne ne gjithe vendin per shkak te “Stuhisë Ciaran” zbuloi edhe një herë paaftësine e qeverisë për të menaxhuar emergjencat e krijuara prej fatkeqësive natyrore. Mekanizmat institucionalë dhe ligjore që fillojnë me Agjensinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dështuan sërish në parandalimin e dëmeve që priteshin”, thekson Pampuri.

 

Sipas PD, ndonëse qeveria ishte në dijeni të seriozitetit të kësaj dukurie natyrorë, që preku edhe Italinë, sërish nuk ndërmori masa parandaluese.

 

“Pasojat e Stuhisë që goditi Italinë fqinje ishin të paralajmëruara dhe të ditura për të gjitha institucionet përgjegjëse që nga Agjencia Kometare e Mbrojtes Civile, Shëebimi Metreologjik Ushtarak dhe Bashkitë. As edhe një masë parandaluese nuk u ndërmor gjtaë javës që shkoi, duke nxjerrë zbuluar paaftësinë dhe papërgjegjshmërinë e  qeverisë dhe bashkive të drejtuara nga socialistët. Ura të shëmbura, rrugë të shkatërruara  e deri përmbytje të lagjeve të Tiranës,  Durrësit e qyteteve të tjera.

 

Duke nisur që nga Erion Veliaj që paralajmëron qytetarët pasi përmbytet Tirana e deri tek Rruga e Arbrit që nuk mbaron kurrë, qeveria bën vetëm një punë: bilancin e dëmeve dhe jo parandalimin e tyre. Për fat dhe jo për meritë të institucioneve, nuk ka patur dëme në jetë njerëzish por vetëm material”, përfundon reagimi.

 

Stuhia “Ciaran” prej dy ditësh ka prekur vendin tonë, duke shkaktuar përmbytje në shumë zona të vendit. Zyrtarë të lartë kanë bërë thirrje që qytetarët të evitojnë daljet e panevojshme nga shtëpia, për shkak të seriozitetit të këtij fenomeni natyror, që la disa viktima në shtetin fqinj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *