Partia Demokratike ka vijuar akuzat ndaj qeverisë dhe ministrisë së Mbrojtjes për tenderin e ushqimeve. Basha tha se heshtja e Ramës dhe Olta Xhackës nuk mbulon dot të vërtetën e hidhur të vjedhjes edhe në ditë të vështira për shqiptarët.

Sipas selisë blu ka disa fakte konkrete që tregojne vjedhjen me tenderin e ushqimeve nga Ministria e Mbrojtjes.

 

  1. Kompania shtoi tregtimin e ushqimeve si aktivitet të saj 6 ditë para hapjes se tenderit.
  2. Ministria e Mbrojtjes përzgjodhi si fituese kompaninë pa asnjë aktivitet tregtar.
  3. Kompania e përzgjedhur nga Olta Xhaçka është kompani kompjuterash.
  4. Tenderi u zhvillua pa garë, pa transparencë, me vetëm një ofertë.
  5. Tenderi u zhvillua me 3 javë vonesë, pas shpërthimit të krizës, në mënyrë që kompania e paracaktuar nga Edi Rama dhe Olta Xhacka të rregullonte letrat.

 

Basha kërkon nga Prokuroria që të mos bëhet vegël e qeverisë dhe sipas liderit të opozitës  kyy rast duhet të hetohet menjëherë nga SPAK.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *