Subscribe

Per opozitën struktura e posaçme antikorrupsion duhet te nise pune nga koncesionet dhe aferat korruptive ne sektorin e shendetesise.

 

Deputetja e PD Albana Vokshi ka dale para medias per te denoncuar koncesionin e check up, nga i cili sipas saj,  kane marre shërbim vetëm 26% e shqiptareve qe e përfitojnë.

 

“Check up është më korruptivi, sepse vetëm për dy vitet e para të konçesionit të check up-it, pa përfshirë 2017-ën, klientja e Edi Ramës, Vilma Nushi, ka marrë nga buxheti i shtetit rreth 4 milionë euro për rreth 250 mijë analiza të pabëra asnjëherë. 1,7 milionë euro në 2015-ën dhe 2.3 milionë euro në 2016-ën, siç tregohet edhe në tabelën e Fondit të Kujdesit Shëndetësor.”

 

Sipas opozitës, shifra prej 4 milion eurosh per nje shërbim te pakryer tregon sa shtrenjte u kushton shqiptareve shëndetësia.

 

“Ky përfitim marramendës është parashikuar në kontratën e Edi Ramës me klienten e tij Vilma Nushi, e cila do të vazhdojë të paguhet 7 milionë euro në vit, edhe sikur check up-in ta kryejë një shqiptar i vetëm. Kjo është arsyeja pse Edi Rama prej dy vjetësh refuzon ta bëjë publike këtë kontratë zhvatëse për shqiptarët, si dhe çdo kontratë tjetër konçesionare në shëndetësi.”

 

Sipas PD, check up nuk është i vetmi koncesion ne sektorin e shendetesise, pasi buxheti i vitit 2018 parashikon 40 milionë euro për 4 miq të Edi Ramës dhe familjes së tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *